Aktualitet

‘Sofra e Mbretëreshave’ mirëpret vizitën e parë të kalit të qyqes për këtë vit (FOTOT)

21 Prill 2020, 10:43 Nga DOSJA
‘Sofra e Mbretëreshave’ mirëpret vizitën e parë

Sikurse ndodhi edhe një vit më parë çifti i kalit të qyqes (Neophron percnopterus) ka preferuar stacionin e ushqimit suplementar të ndërtuar nga PPNEA, në luginën e Drinos dhe është fotografuar nga kamerat kurth.

Kali i qyqes përfaqëson jo vetëm simbolin e biodiversitetit të këtij Qarku por edhe një prej llojeve më të rralla në të gjithë vendin. Nga 9 prej territoreve të zëna të këtij lloji në Shqipëri, 7 gjenden nën kufijtë administrativë të Qarkut Gjirokastër dhe disa territore edhe në kufijtë e zonave të mbrojtura

Mesa duket kjo mënyrë do të vijojë edhe për shumë kohë gjatë gjithë proçesit të folezimit, ku me lëshimin e vezëve njëri nga prindërit do kujdeset për ngrohjen e tyre ndërsa prindi tjetër do kujdeset të furnizojë folenë me ushqim.

Ndërkohë pas ushqimit te vazhdueshëm të zogjve në fole, stacioni do të vizitohet dhe vetë nga të vegjlit e kalit të qyqes, në mënyrë që ata të përgatiten për fluturimin e parë për mbijetesë drejt Afrikës.

Mirëmbajtja e vazhdueshme nga AdZM Gjirokastër, ka tërhequr shpendë të ndryshëm.Ushqimi i sigurt është thelbësor për mbijetesën e kalit të qyqes dhe rimëkëmbjen e pupullatës së kësaj spec në rang global.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster kali i qyqes gjirokaster kali i qyqes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...