Aktualitet

35 shqiptarë dalin nga karantina, lënë hotelin në Korçë, shpenzimet ua pagoi biznesmeni Lazim Destani (Foto)

21 Prill 2020, 10:40 Nga DOSJA
35 shqiptarë dalin nga karantina, lënë hotelin në

Korçë- 35 shqiptarët, të cilët u karantinuan për 14 ditë në Hotel “Kristal” në Korçë, kanë dalë sot nga izolimi.  35 personat, me mbështetjen edhe të policisë, janë organizuar në furgonë të ndryshëm, duke lënë hotelin në Korçë, ku kaluan 14 ditët e karantinimit të detyrueshëm dhe janë nisur drejt shtëpive të tyre.  Ushqimin dhe hotelin gjatë këtyre 14 ditëve ua pagoi biznesmeni Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Emigtantët qëndruan për 5 ditë në Pikën Kufitare të Kapshticës, mes të ftohtit, dëborës e pa ngrënë, pasi qeveria shqiptare nuk lejoi kalimin e tyre në territorin tonë. Emigrantët nuk ktheheshin dot as në Greqi, pasi nuk kishin leje qëndrimi dhe afati 90-ditor iu kishte përfunduar.

Çfarë ka deklaruar Rama?

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve. Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë 2 javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantë e bllokuar viktimat e covid ne shqiperi emigrantë e bllokuar viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...