Aktualitet

Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesën e SPAK, nuk zgjaten hetimet për 3 gjyqtarët që ulën dënimin e Dajtit

21 Prill 2020, 10:48 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesën e SPAK, nuk zgjaten

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK, për zgjatjen e hetimeve për tre gjyatëarët që vendosën që të ulnin dënimin e Dritan Dajtit. Në seancën e zhvilluar sot mësohet se kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimeve nuk pranohej, por prokurorët do vijojnë ende të hetojnë.

Kjo pasi SPAK do të ketë dhe pak kohë në dispozicion për sa kohë, pasi duhet të plotësojnë aktet që nga gjykata nuk janë pranuar. 

Tre gjyqtarët, Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli po hetohen për korrupsion pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

SPAK vendosi njëherë pushimin e çështjes në janar të 2020 me argumentin se s’ka vepër penale por gjykata e ktheu dosjen për rihetim. Tashmë pritet seanca e radhës për të vendosur se çfarë do të bëhet me këtë çështje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks nikolli dritan dajti petrit aliaj skender damini aleks nikolli dritan dajti petrit aliaj skender damini

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...