Aktualitet

Mjeku Roland Xhaxho lë spitalin, para largimit u ka shprehur kolegëve mirënjohjen me tortë

21 Prill 2020, 12:06 Nga DOSJA
Mjeku Roland Xhaxho lë spitalin, para largimit u ka shprehur kolegëve

TIRANË- Mjeku Roland  Xhaxho ka lënë sot Spitalin Invektiv, pasi është shëruar plotësisht nga COVID-19. Xhaxho, para se te largohej nga spitali, ka ndarë edhe një tortë për mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer.

Roland Xhaxho ka mundur të fitojë plotësisht betejën me koronavirusin dhe sot ka dalë nga spitali, duke shkuar në shtëpinë e tij, ku do të vijojë të qëndrojë i izoluar. Pas këtij lajmi të mirë ka ardhur një reagim dhe nga miku i tij, Tritan Shehu, i cili shkruan se  Xhaxho pas një ballafaqimi të mundishëm arriti të fitojë luftën me koronavirusin.

Miku dhe kolegu Prof. Roland Xhaxho, mbas nje ballafaqimi te mundimshem dhe te gjate u largua sot nga klinika e semundjeve infektive ne gjendje te mire shendetesore. Ne fakt edhe kur ishte i shtruar aty si i semure, nuk mungoi te luante dhe rolin e mjekut per shume paciente.

Urimet me te mira Landit, falenderimet e pergezimet profesionale e miqesore stafit te asaj klinike, qe i sherbyen atij, por dhe te semureve te tjere me devocion e kompetence teknike! Nje perpjekje qe duhet dhe do te fitohet kjo!”, shkruan Shehu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ronald xhaxho sherohet roland xhaxho masat kunder covid 19 ronald xhaxho sherohet roland xhaxho

Sondazh

Poll