Aktualitet

Vatrat e rrezikshme në fasoneritë e Krujës dhe Kurbinit, a mund të gjurmohen 1300 familje me 21 teste në ditë?

21 Prill 2020, 11:43 Nga DOSJA
Vatrat e rrezikshme në fasoneritë e Krujës dhe Kurbinit, a mund

TIRANË– Megjithëse Instituti i Shëndetit Publik e var suksesin e luftës ndaj koronavirusit në Shqipëri tek numri i personave të shtruar në spital, që për fat të mirë është totalisht i përballueshëm nga strukturat spitalore, shifrat që vijnë çdo ditë nga Kruja dhe Kurbini nuk janë optimiste. Që prej gati një jave në këto dy qytete kanë shpërthyer disa vatra të pandemisë që kanë si burim kryesor, fasonerinë e këpucëve në Krujë. Një fasoneri e cila, konform ligjit vijoi aktivitetin, por mos-marrja e masave dhe mungesa e ndërgjegjësimit mes personelit dhe drejtuesve ka sjellë një alarm në këto vatra.

Kjo fasoneri, pranë ish-fabrikës së salcës, është mbyllur nga ISHSH, ndërkohë që epidemiologët po hetojnë gjurmimin e kontakteve të tyre, i cili është zgjeruar edhe në Kurbin. Në Krujë janë të infektuar 40 persona, 17 prej tyre janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit.  Në njësinë Krujë janë 13 raste, në Thumanë 10 raste, në Fushë Kruje 15 raste dhe në Bubq 2 raste. Kjo është shpërndarja e të infektuarve të cilat kanë lidhje me vatrën e fasonerisë në Krujë. Të gjitha rastet po trajtohen në shtëpi, përjashtuar 3 persona që janë shtruar në infektivin në Tiranë për një trajtim më të specializuar pasi gjendja e tyre u rëndua me kalimin e ditëve.

ISHP vijon gjurmimin e rasteve por a është i mjaftueshëm? Burime për Dosja.al sqaruan se për datë 20 prill, në Krujë, janë gjurmuar vetëm 21 kontakte të fasonerisë. Një numër ky jo shpresëdhënës kur numri i të infektuarve është 40. Raporti është i zhdrejtë e që sjell rrezikun që vijon si në ditën e sotme. Nënë e bir, punonjës në dy fasoneri kanë rezultuar pozitivë. Gruaja punonte tek fasoneria e këpucëve, ndërsa djali punonte në një tjetër fabrikë këpucësh. A janë gjurmuar kontaktet e tyre?

Në fasonerinë e Krujës punojnë rreth 1300 persona, 40 prej të cilëve janë të infektuar. Këta të infektuar kanë një rrjet të gjerë kontakti, e njësoj si nëna që ka infektuar të birin, edhe ky i fundit është rrezik për të hapur zinxhirin e infektimit.

A u morën masat në kohë për mbylljen e kësaj fasonerie? Këto fasoneri funksionojnë si një rrjet prodhimi. Pronarët, kanë në pronësi edhe një fabrikë në qytetin e Durrësit, pranë Sukthit. Punonjësit e fasonerisë për shkak të punës kanë patur kontakte edhe me kolegë të tyre në Durrës. Po ata, a cilësohen kontakte të ngushta? A mjaftojnë 21 tamponë në ditë për 1300 familje?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne kruje fasoneria ne lac koronavirusi ne shqiperi fasoneria ne kruje fasoneria ne lac koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll