Aktualitet

Ishte i prekur me COVID-19, shërohet deputeti Adriatik Alimadhi: Testi doli negativ, po lë Spitalin infektiv

21 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA
Ishte i prekur me COVID-19, shërohet deputeti Adriatik Alimadhi: Testi doli

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur sot se ai është shëruar nga COVID-19.  Në një reagim në mediat sociale, Alimadhi shprehet se ai është mirë me shëndet dhe për këtë gjë falenderon stafin e mjëkve që janë kujdesur për të. 

Alimadhi shton se do të largohet nga ambientet e Spitalit Infektiv pasi mjekët i kanë  njoftuan se tashmë ka rezuluar negativ pas testeve për COVID-19. “Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri“, shkruan deputeti.

REAGIMI I PLOTË

Prej  27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t’ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj  dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim.

Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin. Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin.

Deputeti i Ballit Kombëtar, tregoi vetë me anë të një reagimi në Facebook se ishte infektuar me COVID-19 e u shpreh se ishte në gjendje të keqe bashkë me gruan e tij. Prej më shumë se 3 javësh deputeti i opozitës ndodhet në spital dhe ka luftuar me COVID-19, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u fut në oksigjen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi masat kunder covid 19 sherohet alimadhi adriatik alimadhi masat kunder covid 19 sherohet alimadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...