Aktualitet

Vëllai i të arrestuarit në Dibër përgënjeshtron policinë: 4 civilë e dhunuan, e morën zvarrë

21 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
Vëllai i të arrestuarit në Dibër përgënjeshtron

DIBËR- Policia e Dibrës njoftoi sot se ka arrestuar një 50-vjeçar në Dibër, pasi kishte hakur lokalin e tij dhe nuk i ishte bindur urdhrit të Policisë. Pas njoftimit nga Policia, ka ardhur një reagim dhe nga vëllai të të arrestuarit, i cili shprehet se ngjarja ka një version tjetër.

Vëllai i të arrestuarit thotë se Policia ka qenë ajo që ka përdorur dhunë dhe e kanë tërhequr zbarrë 4 veta civilë, dhe nuk janë identifikuar fare si efektivë të forcave të rendit.

Kam një kafe dhe ushtroj aktivitetin bashkë me vëllain. Dje rreth orës 6 e gjysmë më lajmëruan komshninjtë se po bëhej një sherr këtu. Erdha gjeta derën hapur dhe më thanë që vëllain e kishte marrë policia. Më thanë që kishin qenë 4 persona civil, dhe një ka qenë shefi i Komisariatit. Vëllai ka qenë brenda shtëpisë së tij, e nuk ka ushtruar aktivitet në lokal. E kanë tërheq vëllain 3 veta e bashkë me shefin komisaritit, kanë qenë katër. E kënë shtrirë aty dhe personat e kanë parë të gjithë këtë ngjarje”, u shpreh vëllai të arrestuarit.

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë sot në Dibër, pasi gjat ëkontrolleve është konstatuar se ai kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normatv. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet Sh. B. ka kundërshtuar dhe ka dhunuar efektivët, të cilët më pas e kanë shoqëruar drejt komisariatit. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjecari ne diber masat kunder covid 19 policia diber arrestohet 50 vjecari ne diber masat kunder covid 19 policia diber

Sondazh

Poll