Aktualitet

I burgosuri tek “313-ta” i infektuar me COVID-19, italiani është arrestuar për trafik droge nga RENEA

21 Prill 2020, 10:59 Nga DOSJA
I burgosuri tek “313-ta” i infektuar me COVID-19, italiani

Tiranë- Një i burgosur, i cili ndodhet në burgun ‘313’ në Tiranë rezulton i infektuar me COVID-19. Dosja.al mëson se i burgosuri është shtetas italian, i cili është arrestuar për trafik droge në vitin 2018 gjatë një operacioni të forcave RENEA.

42-vjeçari italian ishte kapur dy vite më parë gjatë një operacioni anti-drogë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ai ishte një nga ‘bossat’ e klanit Di Cosimo, një nëngrup i të ashtuquajturës “Camorra barese” me qendër në qytetin e Barit. Për shkak të implikimit të tij me trafikimin e drogë, italiani ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 për t’u arrestuar në Shqipëri një vit më vonë. 

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që ende lajmi nuk konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Megjithatë mësohet se tashmë italiani është veçuar nga pjesa tjetër e të burgosurve në burgun 313 për të shmangur një infektim masiv dhe është në pritje të procesit gjyqësor ndaj tij.

Gjithashtu tek 313 vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend si: Emiliano Shullazi, Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të grupit, ‘Niçja i Shijakut’, Aleksandër Murataj etj. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma që lidhen me pandeminë.

Më herët në këtë burg ka rezultuar i infektuar edhe një punonjës, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë. Ndërsa pak ditë më parë u testuan edhe të burgosur të tjerë, të cilët dyshonnin se ishin të infektuar, mes tyre edhe ‘Niçja’.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 345 qytetarë. Harta është zgjeruar në Krujë,  ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri në Tiranë dhe Shkodër. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...