Aktualitet

1 gazetar i infektuar me COVID-19/ Fico: Ndodhet në gjendje të mirë, është vetëizoluar në banesë

21 Prill 2020, 10:13 Nga DOSJA
1 gazetar i infektuar me COVID-19/ Fico: Ndodhet në gjendje të

Tiranë-Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka deklaruar ditën e sotme se një gazetar rezulton i infektuar me COVID-19. Fico ka bërë e dije se  ai është në gjendje të mirë dhe se është vetëizoluar në shtëpi. Siaps saj ai po monitorohet nga mjeku i familjes.

“Po kemi vetëm një rast, i cili është në gjendje të mirë dhe po monitorohet nga mjeku i familjes. Ai është vetëizoluar”, u shpreh Fico.

Po kështu gjatë deklaratës për mediet Fico bëri me dije se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ajo theksoi se  betejën me COVID-19  e kanë fituar 345 qytetarë. Ndërkohë harta është zgjeruar në Krujë,  ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri në Tiranë dhe Shkodër. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...