Bota

A pritet në një valë e dytë e COVID-19 në Evropë? Nis hapja e ekonomisë, por shtohet frika për rikthimin e virusit

21 Prill 2020, 07:18 Nga DOSJA
A pritet në një valë e dytë e COVID-19 në Evropë?

Disa vende evropiane kanë marrë hapar  paraprak drejt një kthimi në jetën normale, duke nisur masat lehtësuese kur duket se pandemia e COVID-19 po kalohet. Në Gjermani janë hapur disa dyqane dhe mendohet që në muajin tjetër do të rifillojnë dhe shkollat.

Libraritë, luleshitësit, dyqanet e modës, dyqanet e biçikletave dhe automjeteve dhe dyqane të tjera më të vogla se 800 metra katorë u lejuan të rihapnin të hënën në mëngjes. Në Berlin disa shkolla u lejuan studentët e vitit të fundit që të zhvillojnë provimet. Nxënësit mbërritën të veshur me maska ​​për fytyrën dhe morën vendet e tyre në tavolinat me hapësirë ​​të gjerë.

Sidoqoftë, Angela Merkel paralajmëroi për një valë të dytë të mundshme të infeksionit koronavirus nëse masat e bllokimit hiqen shumë shpejt. Kancelarja u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të vendosur dhe tha se do të ishte një “turp” nëse vendi që është vlerësuar për trajtimin e tij të krizës, bie në një “rikthim”.

Në një telefonatë me kolegët e partisë, Merkel tha se është shumë e shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet vendi i saj. Megjithatë, prirja e qartë në të gjithë Evropën tani është drejt një forme normalizimi. Qeveria e Norvegjisë rihapë çerdhe të hënën pas një mbylljeje një muajsh.

Ajo tha që kjo ishte e mundur sepse fëmijët ishin më pak të prekur nga Covid-19, duke shtuar se virusi ishte nën kontroll. “Kthimi në shkollë për parashkollorët është i sigurt,” deklaroi ministri i arsimit i Norvegjisë, Guri Melby.

Megjithatë, disa prindër kanë kritikuar këtë veprim, dhe në mediat sociale ka nisur një peticion ku është firmsur nga 30 mijë qytetarë. Sondazhet sugjerojnë se rreth një e katërta e prindërve Norvegjezë nuk duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në shkollë parashkollore.

(Përkthyer nga The Guardian)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe masat kunder covid 19 koronavirusi ne europe masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 19:36

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten e PDK-së, Vjosa Osmanin.I ftuar në emisio...