Aktualitet

Zbardhet dëshmia e vajzës që strehoi Orgest Bilbilin: Nuk e njoh, shtëpinë e mora me të dashurin, takoheshim kur vija nga

21 Prill 2020, 10:10 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e vajzës që strehoi Orgest Bilbilin: Nuk e njoh,

Tiranë- Zbardhet dëshmia e e vajzës së quajtur Jurgena. Xh, e cila ndërmjetësoi për të lidhur kontratën e shtëpusë për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ky i fundit i shpallur në kërkim. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza para oficerëve të Policisë ka deklaruar  se nuk e njihte Bilbilin, por se ka pasur lidhje me Anterio Kaloshin. Ajo është shprehur se me Kaloshin është njohur në rrjetin social Facebook dhe ka theksuar se nuk e njihte si Anterio Kaloshi, por me emrin “Mario”.

“Para disa muajsh jam njohur në rrjetin social Facebook me Anterio Kaloshin. Nuk e dija identitetin e tij të saktë. Ai më është prezantuar me emrin Mario. Në Tiranë vija shpesh dhe shtëpinë e kemi gjetur marrë me qira për tu takuar me Anterion. Nuk e dija dhe nuk kam patur asnjë dijeni për personin që ju po më pyesni (Orgest Bilbili sh.r). Këtë person as nuk e njoh dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë. Edhe me Marion (Anterio Kaloshi) nuk kemi biseduar ndonjëherë për shoqërinë që ai ka patur me Orgestin.”, është shprehur ajo, raporton Abc news.

E reja nuk është proceduar nga policia, pasi  Anterio Kaloshi nuk kishte qenë më parë në kërkim  dhe nuk vërtetohet se ka patur dijeni për Orgest Bilbilin.

Si ndodhi kapja e Ogerst Bilbilit?

Më 10 prill, Orgest Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe  nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e paralajmëroi që të ndalojë por Bilbili i tha se do e qëllonte  nëse nuk largohej. Efektivi qëlloi një herë në ajër, më pas e plagosi në këmbë. Për pasojëu plagos edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet orgest bilbili orgerst bilibili arrestohet orgest bilbili orgerst bilibili

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 09:34

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë brakti...