Aktualitet

21 Prill 2020, 09:34 Nga DOSJA

Tiranë- Artisti i njohur, Rikard Ljarja sot do të përcillet në banesën e fundit, në qytetin e Shkodrës.

Edhe pse në kohë pandemie kolegët e tij nuk e kanë braktisur atë, por i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, ka gjetur forcën për të thënë disa fjalë nderimi për Rikardin, teksa kanë marrë pjesë në ceremoninë që është zhvilluar për të në Tiranë.

“Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Roza.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rikard ljarja roza anagnosti rikard ljarja roza anagnosti

Sondazh

Poll