Bota

COVID-19 po ‘bën kërdinë’, mbi gjysmë milioni njerëz të infektuar në SHBA, situata paraqitet më e qetë në Kinë (S

21 Prill 2020, 07:11 Nga DOSJA
COVID-19 po ‘bën kërdinë’, mbi gjysmë milioni

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 170,498 persona dhe rezultojnë të infektuar 2,522,438 të tjerë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 663,609 qytetarë.

Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 11 raste të reja dhe numri i viktimave ka shkuar në 4,632. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 43.495  persona dhe 802.159 janë të prekur nga COVID-19.

COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,648  persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 21,282 viktima. Por edhe Franca është në luftë me COVID-19. Në këtë shtet kanë humbur jetën 20,265 qytetarë. Situata paraqitet më mirë në Gjermani, pasi numri i viktimave është më i ulët, 4.899.

Edhe në Ballkan virusi është përhapur gjerësisht. Numri i të infektarve rritet çdo ditë në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi.Në vendin tonë janë aktualisht të infektuar 609 persona dhe janë shënuar 26 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 19:36

PRISHTINË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me deputeten e PDK-së, Vjosa Osmanin.I ftuar në emisio...