Bota

A është përjashtuar Vjosa Osmani? LDK nuk e njofton për mbledhje, ajo pranon ftesën e Kurtit e shkon në takim

20 Prill 2020, 16:45 Nga DOSJA
A është përjashtuar Vjosa Osmani? LDK nuk e njofton për

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një takim, ku kanë marrë pjesë anëtarët e kryesysë dhe deputetët, por Vjosa Osmani është shprehur se ajo nuk është njoftuar. Në një deklaratë, ajo është shprehur se është njoftuar nga mediat për mbledhjen e partisë, ku është diskutuar rreth hapave të mëtejshëm për formimin e Qeverisë.

Ajo theksoi se është e pa informuar dhe se nuk është ftuar nga askush për të marrë pjesë në këtë takim. “Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjekje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo.

Kjo deklaratë e Osmanit ka ngjallur debate dhe zëra në Kosovë flasin se ajo mund të jetë përjashtuar nga partia për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur kohët e fundit. Ndërkohë ajo edhe pse LDK kishte refuzuar ftesën për të shkuar në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë. Ajo është fotografuar duke hyrë në Qeveri, dhe ka dalë sërish kundër partisë ku ajo bën ende pjesë dhe pse nuk është dakord me anëtarët e tjerë të saj.

(A.B. Dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani albin kurti ldk dhe vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll