Bota

“Konsultohuni dhe merrni këshillat e duhura.” Mjekët: Simptomat e alergjisë së stinës ngjajnë me Covid-19

20 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
“Konsultohuni dhe merrni këshillat e duhura.” Mjekët:

BRITANI– Shumë njerëz që janë alergjik ndaj stinës së pranverës, por jo vetëm, prandaj ata nuk duhet të ngatërrojnë reagimin e tyre ndaj polenit me simptomat e koronavirusit, kanë sqaruar mjekët.

Por shumë simptoma të tjera si rrjedhjet e hundës, janë të ndryshme, alergjia shkakton kollë, e cila mund të alarmojë të sëmurët, por edhe ata përreth tyre.

Prandaj shumë njerëz që gjatë kësaj kohe vuajnë nga alergjia , duhet të  kontaktojnë mjekët për t’u  konsultuar dhe për të marrë këshillat e duhura.

Kolegji Mbretëror i Mjekëve tha se të prekurit duhet të konsiderojnë nëse simptomat e tyre janë të njëjta si vitet e kaluara. Por ata kanë shprehur shqetësimin se njerëzit mund të dalin nga shtëpia duke menduar se kanë alergji, kur mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë që simptomat kryesore të COVID-19  janë ethet ose një kollë e thatë e vazhdueshme, e cila ndonjëherë mund të çojë në probleme të frymëmarrjes në një fazë të mëvonshme të sëmundjes.

 “Për shumicën e njerëzve, alergjia shfaq të njëjtat simptoma si çdo vit. Por ne po shohim se disa pacientë thonë se ‘më duket se është ndryshe nga ajo që kisha vitin e shkuar, a mund të jetë koronavirus’ dhe ky mund të jetë rasti.”- Dr. Jonathan Leach.

Sipas BBC më shumë se një e katërta e popullsisë në Britaninë e Madhe  vuan nga alergjitë e stinës,  për çdo vit.

Institucionet e shëndetëisë në Britani kanë dhënë këshilla për ata që vuajnë nga alergjia që të trajtojnë në mënyrë proaktive që të minimizohen simptomat përpara se të ndodhin, prandaj zvogëloni dëshirën për të prekur fytyrën apo për të teshtirë, duke shmangur përhapjen e virusit.

165,074 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,407,467 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Në Itali kanë humbur jetën 23,660 persona dhe 178,972 të tjerë janë infektuar. Ndërsa në Spanjë  deri më tani kanë humbur jetën  mbi  20 mijë qytetarë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi në britaninë e madhe njerezit alergjik koronavirusi ne bote koronavirusi në britaninë e madhe njerezit alergjik

Sondazh

Poll