Bota

Bilanci në Britani/ Vdesin 450 persona në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon mbi 16 mijë numri total i viktimave

20 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA
Bilanci në Britani/ Vdesin 450 persona në 24 orët e fundit nga

BRITANI E MADHE– Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  450 vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të infektuarëve në  16.522.

Bilnaci i sotëm ka është shifra e dytë më e ulët ditore për vdekjet e koronavirusit në Britani që nga shpërthimi i Covid-19. Departamenti i Shëndetësisë (DoH) regjistroi 439 vdekje në 6 prill, por shifrat e vdekjeve kanë tendencë të bien të dielën dhe të Hënën për shkak të vonesave që janë regjistruar gjatë fundjavës.

Nga bilanci i sotëm, 429 vdekje ka rregjistruar vetëm Anglia, 12 viktima Skocia, ndërsa nëntë u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore nuk ka lëshuar ende numrin e saj të vdekjeve.

Rritja e përditshme e kombinuar nga të tre kombet shkon në 450, e cila mund të jetë e ndryshme nga numri publikur më vonë nga DoH pasditen e sotme.

Qeveria ka thënë se ky ndryshim është sepse secili autoritet bën shpesh ndryshime në të dhënat e tyre, pasi raporton vdekjen në DH çdo ditë.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në spitalet e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk marrin në konsideratë njerëzit që vdesin në shtëpi.

Burimi:  Metro 

A.D/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll