Bota

Mustafa flet si kryeministër: Do të bëjmë Qeveri me njerëz që s’kanë probleme me ligjin

20 Prill 2020, 13:25 Nga DOSJA
Mustafa flet si kryeministër: Do të bëjmë Qeveri me

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas takimit që ka pasur me strukturat e partisë dhe ka përsëritur qëndrimin e tij se është gati që të marrë drejtimin e qeverisë. Në një deklaratë, Mustafa u shpreh se ka pasur një mbledhje konstruktuve me anëtarët e partisë së tij.

“E kishim një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që bartin përgjegjësi të lartë në LDK dhe Kuvend në mënyrë që të analizojmë rezultatin e Këshillit në pyetjen që e kam bërë si kryetar i LDK’së për koalicion. Një përkrahje të tillë e kemi nuk do të thotë se e kemi vendimin për koalicion, sepse ai do të bëhet vetëm në momentin kur të vlerësojnë se janë përmbushë rrethanat kushtetuese”, u shpreh ai.

Mustafa thotë se Vetëvendosja nëse do të krijojë qeverinë e re duhet që të pranojë mandatin dhe të mos bëjë provokime. Po ashtu shtoi se do të bëjë një qeveri që të ketë njerëz që nuk kanë pas e s’kanë problem me ligjin dhe njerëz që përshtaten në punën në ekip.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa qeveria e re e kosoves isa mustafa qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll