Bota

“Tregu në Wuhan është një fabul” Nobelisti francez: Covid-19 u përhap për të prodhuar vaksinën kundër AIDS

20 Prill 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Tregu në Wuhan është një fabul” Nobelisti

FRANCË– Nobelisti Luc Montagnier, një virolog i njohur francez ka bërë me dije se koronavirusi që është përhapur në të gjithë botën është manipuluar nga shkencëtarët kinezë në Wuhan, të cilët kanë shtuar në të sekuencë të ADN-së së AIDS, në mënyrë që gjatë kësaj periudhe ku qindra shkencërtarë po punojnë për një vaksinë, të krijojnë edhe vaksinën për AIDS, e jo për COVID-19.

Ndër të tjera teksa ka folur në një emision lidhur me mjekësinë ku ai ka thënë se sëbashku me një koleg të tijin biomatematikanin Jean Claude Perez, kanë analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi.

“Me kolegun tim, biomatematikanin Jean Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi, ARN-në dhe e vërteta shkencore është se sekuenca e AIDS është shtuar në genomin e korornavorusit për të tentuar të prodhohet vaksina. Nuk jemi të parët sepse një grup kërkuesish nga India ka publikuar një studim në të cilin tregohet se genomi i plotë i këtij virusi ka në brendësi sekuenca të një tjetër virusi, ato të AIDS. Por grupi indian e tërhoqi studimin pas publikimit.”- ka thënë ai.

Sipas tij, historia e tregut të peshkut në Wuhan dhe kafshëve të tjera, apo teoria e lakuriqit të natës e përmednur me qindra është një fabul e bukur por që nuk besohet.

“Nuk është e mundur që një të jetë vetem një virus i transmetuar nga një lakuriq nate. Me gjasë është nga kjo që janë nisur dhe pastaj e kanë modifikuar. Ndoshta donin të bënin një vaksinë kundër AIDS. Natyra nuk i toleron manipulimet.”– ka thënë virologu francez.

Burimi: asiatimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote nobelisti montagnier koronavirusi ne bote nobelisti montagnier

Sondazh

Poll