Aktualitet

Greva e pedagogëve/ Mbledhje e jashtëzakonshme te Filologjiku, dekani zbulon vendimet

6 Shkurt 2019, 18:40 Nga DOSJA
Greva e pedagogëve/ Mbledhje e jashtëzakonshme te Filologjiku, dekani

Dekani  i Fakultetit të Historisë dhe Filologji, Sabri Laçi në një dalje për mediet ka zbuluar vendimet e mbledhjes së jashtëzakonshme nga personeli i FHF-së. Laçi u shpreh se gjatë mbledhjes u diskutua që e gjitha java të shpallet javë proteste, derisa të kenë një zgjidhje nga qeveria.

Duke pasur parasysh zhvillimet në institucionet e tjera u zhvillua një diskutim gjerësisht. Mund t’ju përmend disa prej vendimeve edhe pse pritet të zbardhet deklarata e plotë. Në këtë javë u vendos të shpallet javë protestë dhe javën në vijim protesta të vazhdojë një ditë me kalendar. Si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për Arsimin e Lartë. Presim zgjidhje nga qeveria.

Greva? Kjo javë është javë greve, që do të thotë protestë në mjediset e fakultetit, do të thotë të jemi të gjithë në institucion, por mos të bëjmë mësim. Do vijojë deri sa të kemi gjetur përgjigje për problemet që kemi gjetur zgjidhje për problemet universitare. Praktikisht kemi deklaruar deri më tani problemet që ekzistojnë në ligj. Ne kemi shprehur rezervat tona që në fillimet e procedurave për të miratuar ligjin.

Studentët kanë protestën e tyre. Ka studentë që janë nëpër shtëpi dhe nuk e përballojnë jetesën në Tiranë. Ata presin zgjidhjen e të gjitha problemeve me akte konkrete”, tha dekani Laçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greva e pedagogeve mbledhja e jashtezakonshme sabri laçi universiteti filologjik greva e pedagogeve mbledhja e jashtezakonshme sabri laçi universiteti filologjik

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...