Bota

Shpresat varen tek llamas për vaksinën/ Shkencëtarët belgë zbulojnë se gjaku i deveve përmban antitrupa që luftojnë kor

19 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Shpresat varen tek llamas për vaksinën/ Shkencëtarët

BELGJIKË-  Shpresat për një vaksinë kundër koronavirusit tani mund të varen nga gjaku i llamës, një kafshe që ngjan me devenë por që përdoret gjerësisht në Amerikën e Jugut për mish. Në një studim shkencëtarët kanë zbuluar antitrupa brenda kësaj kafshe  që mund të ndihmojnë në neutralizimin e Covid-19.

Studiuesit e Institutit për bioteknologjinë Vlaams në Ghent kanë raportuar se molekulat në gjakun deveve mund të shërbejnë si një terapi e dobishme gjatë shpërthimeve të koronavirusit.

‘Mundësia e përdorimit kërkon edhe një hetim më të detajaur.“- thuhet në një  raport të Sunday Times.

Këto antitrupa, të cilat u përdorën për herë të parë në hulumtimin për HIV, kanë rezultuar të efektshëm kundër një virusi të tillë si Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) dhe Sindromi i Rendit Akut i Rëndshëm (SARS) në të kaluarën.

Karakteristikat e jashtëzakonshme të antitrupave të gjetura në gjakun e kësaj devesë u  zbuluan për herë të parë nga një Universitet i Brukselit në 1989.

Megjithatë deri në një rezultat përfundimtar ende  nuk dihet sesa mund të ndihmojë  gajku i llamave për shërimin e Covid-19.

Madhësia e vogël e antitrupave u lejon atyre të synojnë viruset mikroskopikë në mënyrë më efektive në atë që njihet si teknologji nanobodike.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota devete koronavirusi ne shba llama shkencetaret belg devete koronavirusi ne shba llama shkencetaret belg

Sondazh

Poll