Bota

Greqia gati planin për daljen nga COVID-19, në maj mbaron karantina, hapen shkollat, restorantet e baret

19 Prill 2020, 14:20 Nga DOSJA
Greqia gati planin për daljen nga COVID-19, në maj mbaron karantina,

TIRANË- Greqia është një nga vendet që e ka përballuar më mirë situatën e COVID-19, ku numri të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë në nivele të larta. Qeveria pasi ka deklaruar se ka kalaur pikun, po mendon një plan për hapjen e vendit dhe daljen nga situatae COVID-19.

Sipas mediave greke, të cilat zyrtarë të qeverisë, shumë shpejt do të fillojë hapja e aktivitete dhe jeta mund ti kthehet normalitetit.

Një skenar është që në  4 ma, të nisë faza e parë e hapjes dhe qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre lirisht dhe pa asnjë autorizim.

Ndërkohë në mesin e muajit maj mendohet se do të hapen baret e restoranet, po ashtu dhe berberët e parukeritë. Por në mesin e muajit maj është menduar që të ketë një hapje të shkollave e universitetet, e të rinisë mësimi normalisht.

Ndërkohë që në mesin e muajit qershor është skenari për hapjen e hoteleve, që do jetë dhe dita për çeljen sezonit turisti. Zyrtarët e qeverisë greke janë shprehur se masat lehtësuese, do duhet të respektohen nga qytetarët që të mos ketë një valë të dytë të përhapjes së COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia lufton covid 19 koronavirusi në greqi greqia lufton covid 19 koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll