Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 596 njerëz në 24 orët e fundit nga Covid- 19

19 Prill 2020, 15:07 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 596 njerëz në 24

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme autoritetet vendase në Britaninë e Madhe kanë raportuar se kanë humbur jetën të paktën 596 pacientë me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit,  duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 16.060 në Britaninë e Madhe.

Por krahasuar me ditën e djeshme sot shifra ditore e viktimave është ulur ndjeshëm. Ndërkohë Qeveria britanike ka thënë se vijon që vendi të mbetet në kushtet e izolimit derisa gjendja të qetësohet dhe mos ketë më shumë raste të reja të koronavirusit.

Mes numrit të viktimave në territorin britanik, janë regjistruar 482 në Angli,  Skocia raportoi 10 vdekje, ndërsa 41 ishin regjistruar në Uells.

Qeveria ka thënë se kjo ndryshim është sepse secili autoritet bën shpesh ndryshime në të dhënat e tyre, pasi raporton vdekjen në DH çdo ditë.

Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në spitalet e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk marrin në konsideratë njerëzit që vdesin në shtëpi, në spitale apo vendet e tjera jashtë spitaleve.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi ne bote koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll