Bota

Gjermania model për koronavirusin! Ministri i Shëndetësisë krenar me punën e bërë, po Angela Merkel?

19 Prill 2020, 13:57 Nga DOSJA
Gjermania model për koronavirusin! Ministri i Shëndetësisë

GJERMANI- Kushdo që shikon pasqyrimin e pandemisë në CNN befasohet sesi Gjermania është një nga vender që po e përballon në mënyën më efektivë krizën. Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme, një ndër to është sepse Gjermania ka më shumë shtretër për kujdesin intensiv sesa vende të tjera të botës. Por në këtë pikë mund të thuhet sinqerisht: është një meritë e madhe e qeverisë federale dhe bashkë me atë të shteteve federale që rrafshuan kurbëm fillestare të infeksionit. Me një sërë masash dhe ndihmash, Qeveria Federale ka arritur të shpëtojë vendin nga katastrofa.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka çdo arsye për të qenë i lumtur dhe krenar për faktin se epidemia e koronavirusit është “e menaxhueshme” sot. A mund të ketë akoma pengesa? Po mundet! A është e mundur që shtretërit spitalorë me kapacitet të mos jenë të mjaftushëm? Po!

Shqetësimi i Merkel për “sukses të brishtë të përkohshëm”

Sidoqoftë: Nëse krahasoni tragjeditë që kanë ndodhur me fqinjët e Gjermanisë apo dhe më tej në botë, mund të thuhet se çdo kufizim i të drejtave themelore në Gjermani deri më tani ka qenë proporcional dhe i justifikuar. Falë maturisë së qeverisë, shoqëria gjermane mbeti njerëzore dhe asnjë mjek nuk u detyrua që të zgjedhë se kush do të vdesë më parë; një i moshuar apo i ri?

Sot nuk është koha për politikë partiake. Nëse ende keni nevojë për të, hidhni sytë nga Kancelarja. Ajo shijon efektin e paraardhësit të saj, Helmut Kohl.  Situata e Merkel është e ngjashme me atë që përballoi ai pak para rënies së murit të Berlinit. Kjo ka ndërprerë rënien e autoritetit të saj. Kështu që ajo do të jetë kancelarja e parë që nga viti 1949 që nuk do të ndiqet penalisht nga gjykata.

(Përkthyer nga Welt.de)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel jens spahn koronavirusi ne gjermani angela merkel jens spahn koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll