Bota

U kursyen nga Covid-19/ Vonesat e vaksinimit dhe kujdesit të duhur, mund të përkeqësojnë shëndetin e fëmijëve sot në bo

19 Prill 2020, 14:39 Nga DOSJA
U kursyen nga Covid-19/ Vonesat e vaksinimit dhe kujdesit të duhur, mund

SHBA– Virusi që shkakton Covid-19 ka muaj që po prek në mënyrë të pamëshirshme të rriturit në të gjithë botën, por fatimrëisht ka kursyer fëmijët. Megjithëse fëmijët nuk ndikohen drejtpërdrejt nga sëmundja, padyshim që shëndeti i tyre po preket nga realiteti ynë i ri kolektiv.

“Para Covid-19, klinika ime në New York City ishte e mbushur me fëmijë që vinin për kontrolle, vaksina dhe sëmundje të lehta. Prindërit në komunitetin tim gjithmonë gabuan sa i përket sjelljes së fëmijëve të tyre, kur ata ishin të sëmurë dueht të kërkonin ndihmë në spital dhe jo të prisnin në shtëpi.  Sepse kështu do të ishin më  të qetë që gjithçka po ndodhte nuk ishte serioze.” -thotë një mjek.

Koronavirusi ndryshoi gjithçka. Prindërit tani kanë frikë të kujdesen për disa nga nevojat themelore shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Edhe pse fëmijët, si grupmoshë, nuk janë prekur nga kjo sëmundje , familjet tani po bëjnë një llogaritje të re. Për disa, rreziku i ekspozimit ndaj Covid-19 duket më i madh se përfitimi i vaksinimit në kohë ose i të kërkuarit të ndihmës së shpejtë në kohën e duhur për sëmundje të lehta.

Për këto familje, ne jemi përpjekur t’iu shpjegojmë masat që kemi marrë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt nga virusi.

“Unë ju dëgjoj, por do të preferoja të mos dilja nga shtëpia me fëmijën tim tani.”- përgjigjen prindërit.

Është e vështirë t’i fajësosh ato. Rrugët e New Yorku-t janë  boshatisur dhe të  gjithë njerëzit mundohen t’i mbrojnë fëmijët e  tyre duke i karantinuar si shkak i rrezikut të virusit. Për këtë shkak shumë njerëz  janë stepur për t’i dërguar fëmijët e tyre në urgjencë, qoftë edhe për sëmundje të lehta, ndërkohë që kontrollet e vazhdueshme janë shumë të domosdoshme për fëmijët.

Rezultatet janë të dukshme. Në çdo ditë të caktuar, rreth gjysma e foshnjeve që janë të planifikuar të vijnë në zyrën tonë për vaksina, mungojnë. Dhe sëmundjet apo dëmtimet për shëndetit e fëmijëve vijojnë të përkeqësohen në shtëpi.

Në një raport të fundit , UNICEF paralajmëroi se më shumë se 117 milion fëmijë në mbarë botën mund të humbasin marrjen e vaksinave të fruthit, pasi fushatat e vaksinimit vonohen gjatë pandemisë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll