Bota

Prishen planet e dasmës/ Guvernatori i New York-ut jep aprovim: Amerikanët do martohen në video-konferenca

19 Prill 2020, 13:44 Nga DOSJA
Prishen planet e dasmës/ Guvernatori i New York-ut jep aprovim:

SHBA– Kudo në botë ka qenë shumë e vështirë që ata çifte që kishin planifikuar martesën e tyre këto muaj  të zhvillonin dasmën e tyre dhe të kurorëzoheshin ashtu siç ata kishin dëshiruar.

E njëjta  gjë  ka ndodhur edhe për qytetarët e New York-ut  që kërkojnë të martohen në mes të pandemisë së koronavirusit.

Por për të gjithë banorët e New York-ut  shteti ka gjetur zgjidhjen e duhur:  New Yorkezët do të jenë në gjendje të marrin librezat e martesës në internet dhe të martohen me video gjatë pandemisë.

Kjo pasi shumë  zyra martese janë mbyllur nga situata  e Covid-19, duke i penguar çiftet të marrtohen në kushte normale  dhe  pa stres.

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo ka urdhëruar  që çiftet të aplikojnë nga distanca për librezë. Gjithashtu  shteti do të mundësojë që qytetarët t’i bëjnë dasmat në video.

“Tani nuk ka asnjë justifikim kur për të refuzuar martesën. Nuk ka justifikim. Mund ta bëni me Zoom.”- u shpreh guvernatori me humor.

Kujtojmë që deri më tani Amerika është vendi më i goditur në  botë nga koronavirusi ku numri i të sëmurëve dhe viktimave është relitivisht shumë i lartë.

Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima.  Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.

Burimi: Triblive 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo new york andrew cuomo new york

Sondazh

Poll