Bota

Kryeministri Netanyahu shpall hapat për lehtësimin e bllokimit nga Covid-19: Niveli i vdekjeve është i ulët

19 Prill 2020, 13:32 Nga DOSJA
Kryeministri Netanyahu shpall hapat për lehtësimin e bllokimit nga

IZRAEL– Kur koronavirusi ka prekur më shumë se 200 vende në botë dhe ka vrarë mbi 100 mijë njerëz disa shtete kanë nisur me rihapjen e vendit duke hequr masat drastike që u morën në luftën kundër Covid-19.

Ditën e sotme Izraeli ka nisur me lehtësimin e masave të izolimit që synojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit Covid-19.

Qeveria izraelite ka bërë me dije se 30% e të punësuarve do të lejohen të  kthehen në vendet e punës, krahasuar me 15% që punonin më parë.

Gjithashtu në kategoritë që përfitojnë nga lehtësimi i masave përfshihet edhe sporti brenda një rrezeje prej 500 metrash pranë shtëpive dhe jo 100 metra siç kërkohej më parë.

Ndërkohë pavarësisht lehtësimit të masave qeveria ka detyruar që të gjithë ata persona që do të dalin nga shtëpitë, të  mbajnë maska për fytyrën.

Pasi kushdo që shihet në rrugë pa maskë mund të gjobitet deri në 200 shekel izraelite (56 dollarë).

Lidhur me situatën në vend, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi dje se lehtësimi i masave ishte i mundur, pasi përhapja e virusit po ngadalësohej.

 “Ne kemi një nga nivelet më të ulët të vdekjeve.”– deklaroi ai në një konferencë televizive duke thënë se Izraeli ishte më mirë se çdo vend tjetër që është prekur nga virusi, ndërsa kabineti i kryeministrit i miratoi masat në një videokonferencë.

Burimi: timesofisrael

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne izrael koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll