Bota

Tregoi talentin e saj në spitalin ku u kurua Boris Johnson, kush është gruaja që zbuloi koronavirusin e parë

19 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
Tregoi talentin e saj në spitalin ku u kurua Boris Johnson, kush

BRITANI E MADHE– June Almeida vazhdoi përpara për t’u bërë një pioniere e imazheve të viruseve, puna e së cilës është ka marrë vëmendjen maksimale gjatë pandemisë së Covid-19.

Covid-19 është një virus i ri, por është një koronavirus i tipit të parë i identifikuar nga Dr.Almeida në 1964-ën, në laboratorin e saj në Spitalin St.Thomas në Londër.

Virologia e njohur lindi në qershor të vitit 1930. Ajo u rrit në një shtëpi pranë parkut Alexandra në verilindje të Glasgow. Pasi la shkollën gjeti një punë si teknike laboratori në histopatologji në Glasgow Royal Infirmary.

Më vonë ajo u transferua në Londër për të vazhduar më tej karrierën e saj, ndërsa në 1954 u martua me Enriques Almeida, një artist nga Venezuela. Më pas ata u zhvendosën në Kanada.

Hulumtimi

Në Institutin e Kancerit në Ontario, Dr.Almeida zhvilloi aftësitë e saj të shkëlqyera me një mikroskop elektronik. Ajo udhëhoqi një metodë, e cila vizualizoi më mirë viruset duke përdorur antitrupa për t’i grumbulluar ato.

Talenti i saj u njoh për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo u rikthye në Londër në vitin 1964 për të punuar në Shkollën St.Thomas, i njëjti spital ku u shtrua dhe u kurua kryeministri britanik, Boris Johnson.

Pas kthimit, ajo bashkëpunoi me Dr.David Tyrrell, i cili po drejtonte studime për ftohjen, në Salisbury në Wiltshire.

Tyrrell bashkë me studiues të tjerë zbuluan se ishin në gjendje të transmetonin simptoma të zakonshme të ftohjes, por ata nuk ishin në gjendje ta zhvillonin atë në kulturën rutinore të qelizave. Megjithatë, studimet treguan se, mund të zhvilloheshin në kulturat e organeve dhe Dr.Tyrrell pyeti veten nëse mund të shihej nga një mikroskop elektronik.

Ata i dërguan mostrat te June Almeida, e cila pa grimcat e virusit në ekzemplarë, të cilat i përshkroi si viruse të gripit, por jo saktësisht të njëjta. Ajo identifikoi atë që u bë e njohur si koronavirusi i parë njerëzor.

Koronaviruset janë një grup virusesh që kanë një pamje si kurora (corona) në momentin që shikohen me mikroskop.

Dr.Almeida në të vërtetë kishte parë grimca si kjo më parë, ndërsa studionte hepatitin e miut dhe bronkitin infektiv të pulave. Ishte Dr.Tyrrell dhe Dr.Almeida, së bashku me Prof Tony Waterson, personi në St.Thomas, që e quajtën atë koronavirus për shkak të kurorës që e rrethon atë në imazhin viral.

Dr.Almeida më vonë punoi në Shkollën Mjekësore në Londër, ku asaj iu dha një doktoratë. Ajo e mbaroi karrierën në Institutin Ëellcome dhe pas largimit nga Ëellcome, Dr Almeida u bë një mësuese për yoga, por u kthye përsëri në virologji me një rol këshillues në fund të viteve 1980, kur ajo ndihmoi për të zbuluar imazhe të reja të virusit HIV.

Almeida vdiq në 2007, në moshën 77-vjeçare.  Tani 13 vjet pas vdekjes së saj, ajo më në fund po vlerësohet si një pionere, puna e së cilës përshpejtoi të kuptuarit e virusit që aktualisht po përhapet në të gjithë botën.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota june almeida koronavirusi ne bote june almeida koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll