Bota

Çuditi botën me ‘injorimin’ e masave të Covid-19, Suedia mund të arrijë në maj ‘imunitetin e tufës’

19 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
Çuditi botën me ‘injorimin’ e masave të Covid-19,

SUEDI– Një pjesë e Suedisë mund të arrijnë ‘imunitetin e tufës’ prej muajit të  ardhshëm, ka thënë epidemiologu kryesor i vendit, ndërsa edhe  bilanci ditor i viktimave është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Qeveria po përballet me një mbyllje totale, megjithë është bërë thirrje për rritje të masave të ashpra për të përmbajtur shpërthimin e koronavirusit në vend. Si shkak i përhapjes së koronavirusit, vendi ka pezulluar ndeshjet e futbollit dhe mësimin në universitete, ndërsa restorantet, kinematë, palestrat, baret, dyqanet janë ende të hapura.

Javën e kaluar, Suedia njoftoi planet për një regjim agresiv të testimit i cili mund të aplikojë 100,000 teste. Duke folur për median lokale, Dr Anders Tegnell pretendoi se popullsia e Stokholmit, epiqendra e shpërthimit të virusit mund të arrijë ‘imunitetin e tufës’ qysh në muajin e ardhshëm.

“Ne kemi filluar të shohim kaq shumë njerëz që janë imun në popullatën e Stokholmit sa që po fillon të ketë një efekt në përhapjen e infeksionit. Modelet tona tregojnë se virusi do zgjasë deri në maj.”- tha Dr Tegnell.

Vlerësimi i doktor Tegnell erdhi pasi numri i të vdekurve në rang kombëtar, shkoi në 1.511, me 13.822 raste të konfirmuara.

I pyetur në lidhje me nivelin e vdekjeve në vend  Dr.Tegnell tha: Nuk është një dështim për strategjinë e përgjithshme, por është një dështim për të mbrojtur të moshuarit tanë që jetojnë në azile.

Suedia është përshkruar si  vendi më i çuditshëm pasi refuzon të imponojë një bllokim të stilit të BE-së, pavarësisht se niveli i vdekjeve nga koronavirusi rritet.

Aktualisht rreth 50 përqind e fuqisë punëtore suedeze po punon nga shtëpia, ndërsa transporti publik ka rënë me 50 përqind në Stokholm.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll