Aktualitet

Zjarr në Lushnje, digjen qindra pemë në një kodër, rrezikohen disa banesa

25 Mars 2019, 12:20 Nga DOSJA
Zjarr në Lushnje, digjen qindra pemë në një kodër,

LUSHNJE- Një zjarr i madh ka përfshirë sot kodrat në qytetin e Lushnjes, ku janë djegur disa masivë me bimësi.

Sipas informacioneve një vatër zjarri vijon të djegë prej dy orësh një sipërfaqe të madhe me bimësi të egër në luginën e përroit Kasharajt në Lushnje.

Flakët po ndihmohen dhe nga era e fortë, ndërkohë dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre.  Nga flakët rrezikohen disa pemë frutore dhe shtëpi banimi, të cilat janë shumë afër vatrave të zjarrit.

Pak ditë më parë  një zjarr masiv ka rënë në kodrat e Selitës në Tiranë, ku për një orë flakët dogjën disa pemë e shkurre. (Lexo këtu)

Ndërsa të shtunën një zjarr tjetër ra në në malin e Xithit në pjesën e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës dhe përfshiu 3.2 hektarë me pisha, dru të ndryshëm dhe shkurre. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen peme ne lushnje zjarr ne lushnje digjen peme ne lushnje zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll