Aktualitet

69 vatra zjarri në Shqipëri, Çako bën thirrje për masa parandaluese: Janë të qëllimshme, u dogjën 167 hektarë

25 Mars 2019, 11:15 Nga DOSJA
69 vatra zjarri në Shqipëri, Çako bën thirrje për

TIRANË– Ditët e fundit situate ka qenë problematike në Shqipëri në lidhje me vatrat e zjarrit. Janë djegur hektarë të shumtë, duke nisur që nga Qafë Shtama e dri të zona e njohur si Mali I Priskës në Dajt. Lidhur me këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ka dalë në një deklaratë për mediat.

Çako sqaron se dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në thuajse të gjitha prefekturat dhe se prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, që kanë djegur 167 hektarë.

Kreu i Emergjencave Civile theksoi se kjo situatë është e qëllimshem dhe u bëri thirrje punonjësve të administratës vendore apo qendrore si dhe qytetarëve që të denoncojnë në numrat përkatës në çdo rast rreziku apo rënieje zjarri.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, deklaratë për mediat

MM dhe EC po  ndjekin me shqetësim situatën e pazakontë të ditëve të fundit. Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot ,janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë.

Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut. Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri,

Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore

Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale. Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies

Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. U bëj thirrje punonjësve të administratës vendore apo qendrore si dhe qytetarëve që të denoncojnë në numrat 112, 129 si dhe në nr. +355 69 411 0198 të Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile.

Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria  një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojne e  ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura të angazhojnë të  gjitha strukturat,institucionet, vullnetarët dhe komunitetin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 69 vatra zjarri digjen 167 hektare drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile haki cako shqiperi zjarre ne shqiperi 69 vatra zjarri digjen 167 hektare drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile haki cako shqiperi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll