Aktualitet

Shuhet zjarri masiv në Tiranë, përfshiu Kodrën e Selitës (Foto+Video)

Një zjarr i madh që përfshiu kodrën e Selitës në kryeqytet në zonën e Misto Mames, është shuar.
Përditësuar:

TIRANË-Zjarri masiv që përfshiu zonën e Kodrës së Selitës në Tiranë është shuar. Dy zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje dhe pavarësisht vështirësisë së terrenit të pjerrët, flakët janë fikur.

Dosja.al ka siguruar video dhe foto nga zjarri që kishte një perimetër vërtet të gjerë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dyshohet se është i qëllimshëm. Policia nuk ka akoma një informacion zyrtar për ngjarjen. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment