Aktualitet

Këmbësori përplaset nga makina, humb jetën rrugës për në spital

25 Mars 2019, 08:58 Nga DOSJA
Këmbësori përplaset nga makina, humb jetën rrugës

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se përplasja fatale ndodhi në lagjen “Shënkoll” të qytetit, ku një person u përplas nga një makinë.

“Shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë”, shkruan policia në njoftimin për mediat.

NJOFTIMI I PLOTË

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan humb jeten kembesori makian perplas te moshuarin vdes 63 vjecari aksident ne elbasan humb jeten kembesori makian perplas te moshuarin vdes 63 vjecari

Sondazh

Poll