Aktualitet

Fitoi gjyqin ndaj Nishanit, KLP emëron burrin e Ermonela Felajt prokuror në Tiranë

25 Mars 2019, 11:38 Nga DOSJA
Fitoi gjyqin ndaj Nishanit, KLP emëron burrin e Ermonela Felajt prokuror

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Bledar Valikajn, bashkëshortin e deputetes socialiste, Ermonela Felaj prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

KLP u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e Valikajt, pasi ky i fundit fitoi gjyqin më 6 shkurt 2019, për t’u emëruar në detyrë.

Presidenti Bujar Nishani në vitin 2015 refuzoi t’a dekretonte Valikajn nga Oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror, prandaj ky i fundit vendosi t’a çonte çështjen në gjykatë.

Bledar Valikaj do të nisë detyrën në prokurorinë e Tiranës, pasi t’i nënshtrohet edhe Vettingut. Ky ka qenë vendimi që anëtarët e KLP morën ditën e sotme, ku i dhanë të drejtë Valikajt me 6 vota pro.

“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne oren 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kerkeses se z. Bledar Valikaj, per ekzekutimin e vendimit te formes se prere te Gjykates Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrieres prane KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi per kete rast. Komisioni i Zhvillimit te Karrieres i KLP propozon ekzekutimin e vendimit te Gjykates Admistrative te Apelit dhe emerimin e Bledar Valikaj prane Prokurorise se Tiranes.”-njofton KLP. 

Bledar Valikaj bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, nuk ka reshtur duke kërkuar që të bëhej prokuror. Valikaj dështoi në vitin 2015 kur iu drejtua Gjykatës Administrative për të kundërshtuar vendimin e ish-presidentit Bujar Nishani. Ishte Nishani ai që refuzoi në vitin 2015 që t’a dekretonte nga OPGJ në prokuror.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar valikaj ermonela felaj klp prokuroria e tiranes bledar valikaj ermonela felaj klp prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll