Aktualitet

650 mijë $ për lobim në SHBA/ Basha: Prokuroria të publikojë letërporositë, s’kemi bërë shkelje

25 Mars 2019, 08:14 Nga DOSJA
650 mijë $ për lobim në SHBA/ Basha: Prokuroria të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot për herë të parë për t’u pyetur në prokurorinë e Tiranës, në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, ku dyshohet se PD ka paguar 650.000 dollarë dhe ka pasur lidhje me biznesmenë rusë. 

Basha është pyetur për dosjen e hapur ndaj PD-së për kontratat e lobimit në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017, ku akuzohet se ka gënjyer në formularin e KQZ-së për shpenzimet. 

Në përfundim të deponimit, Basha në një deklaratë për mediat i bëri thirrje Prokurorisë që të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania, pasi sipas tij, asnjë nga zyrtarët e PD nuk ka thyer asnjë ligj.

“Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe. Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe. Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.”-tha Basha. 

Sakaq, ka ardhur edhe reagimi i prokurorisë së Tiranës që sqaron se letërporositë e ardhura nga SHBA dhe Skocia, provojnë se PD nuk deklaroi pagesat e bëra për lobim.(Lexo ketu)

Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh. Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin.”-tha Basha.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(A.B. F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ristani basha ne prokurori binniata trade gazmend bardhi ilir dervishi lobimi rus ne shba lulzim basha arben ristani basha ne prokurori binniata trade gazmend bardhi ilir dervishi lobimi rus ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll