Aktualitet

Lobimi i PD në SHBA, Bardhi pas marrjes në pyetje: Nuk kam asgjë për të thënë

25 Mars 2019, 10:28 Nga DOSJA
Lobimi i PD në SHBA, Bardhi pas marrjes në pyetje: Nuk kam asgjë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me lobimin në SHBA.

Bardhi njësoj si Basha, pasi ka dalë nga prokuroria është ndalur para mediave, por nuk preferoi të bënte komente të gjata për atë që kishte dëshmuar.

Për gati një orë numri dy i PD-së dëshmoi lidhur me akuzat që i janë bërë selisë blu për financime nga jashtë dhe lidhjet me rusët.

“Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë se ato që tha kryetari Basha”, ka qenë kjo deklarata e shkurtër e Bardhit.

Hetimet për dosja e lobimeve rinisën pas mbërritjes së dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia. Letërporosi ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend bardhi lobimi i pd ne shba gazmend bardhi lobimi i pd ne shba

Sondazh

Poll