Aktualitet

10 vjet në NATO, ambasada e SHBA: Rëndësia e rolit të Shqipërisë në aleancë

25 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
10 vjet në NATO, ambasada e SHBA: Rëndësia e rolit të

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në urimin e saj për 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO, ka zgjedhur të tregojë rëndësinë e vendit tonë në aleancë.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. #10VjetNATO #NeJemiNATO”, shkruan ambasada e SHBA.

Më tej në një infografikë ambasada shpjegon pse vendet që janë pjesë e NATO-s investojnë në mbrojtje.

Sipas infografikës thuhet se në vitin 2014 vendet anëtare janë zotuar se  deri në fund të vitit 2024 do të arrijnë shpenzimet deri në 2% prodhimit të brendshëm bruto, dhe rritje të buxhetit për pajisje në modernizmin e ushtrisë.

Shqipëria mori kartën e anëtarësimit në NATO në vitin 2019, dhe prej atëherë vendi ynë nuk ka tentuar asnjëherë që braktis këtë organizatë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjet ne nato ambasada e shba roli i shqiperise ne nato shqiperia ne nato 10 vjet ne nato ambasada e shba roli i shqiperise ne nato shqiperia ne nato

Sondazh

Poll