Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për “Shullazin”, shkak bëhet mungesa e avokates mbrojtëse

25 Mars 2019, 10:44 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca për “Shullazin”, shkak bëhet

TIRANË- Seanca gjyqësore e planifikuar të zhvillohej sot tek Gjykata e Krimeve të Rënda në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe bandës së tij është shtyrë sërish.

Sipas informacioneve mësohet se shkak për dështimin e seancës ndaj Shullazit është bërë sërish mungesa e avokates.

Bëhet me dije se avokatja e caktuar kryesisht, dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore. Pa praninë e palës mbrojtëse togat e zeza vendosen që shtynin seancën për në datën 8 prill.

Edhe në seancën e shkruar shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokates mbrojetëse e vendosur kryesisht, dhe për këtë gjykata vendosi që ta gjobiste atë 100 mijë lekë. (Lexo këtu)

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

Konflikti mes Emiliano Shulalzit dhe Ylvi Beqajt pa nisur për shkak të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës. Ylvi Beqja, që pretendon se është pronar i këtij trualli ishte i bindur që e drejta ishte në anën e tij dhe se ishte përpjekur për vite të tëra ta gjente atë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë, por kishte dështuar dhe në këtë mënyrë i ishte drejtuar Emiliano Shullazit për një marrëveshje, që për Prokurorinë është cilësuar si gjobëvënie.

Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerim shullazi emiliano shullazi gilmando dani grupi i shullazit seanca ne apel blerim shullazi emiliano shullazi gilmando dani grupi i shullazit seanca ne apel

Sondazh

Poll