Aktualitet

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Elbasanit dhe Durrësit bojkot punës: Jemi të pambrojtur

25 Mars 2019, 08:34 Nga DOSJA
Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Elbasanit dhe Durrësit bojkot

ELBASAN- Avokatët në qytetin e Elbasanit dhe ata të Durrësit kanë njoftuar sot se do të bojkojnë të gjitha seancat gjyqësore në shenjë proteste.  Avokatët e Elbasanit kanë vendosur 5 ditë bojkot ndërsa ata të Durrësit vetëm tre.

Ky vendim i marrë nga dy dhoma e Avokatisë është bërë në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre ditën e premte, Ravik Gurra. 

Ata u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur, prandaj kanë marrë këtë vendim.

Ky ishte një veprim nga dora kriminale ndaj kolegut tonë. Bojkot proceseve gjyqësore në Elbasan. Ndihemi të rrezikuar” u shpreh një prej avokatëve.

Ndërkohë më herët ka reaguar me anë të një njoftimi për mediet edhe Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë duke vendosur edhe ata tre ditë bojktor si shenjë proteste, duke paralajmëruar edhe ndëshkime për ata që do ta shkelin vendimin. 

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokale në qendër të qytetit të Elbasanit, ku ishte ulur për të pirë kafe. (Lexo këtu)  Avokati njihej edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokatet e elbasanit ravik gurra vrasja e avokatit te shullazit vrasja ne elbasan avokatet e elbasanit ravik gurra vrasja e avokatit te shullazit vrasja ne elbasan

Sondazh

Poll