Aktualitet

Sherr për një femër, plagoset biznesmeni shqiptar në Itali

25 Mars 2019, 08:07 Nga DOSJA
Sherr për një femër, plagoset biznesmeni shqiptar në Itali

ITANI- Një biznesmen shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur Peligna.

Më tej shtohet se autori i dyshuar për këtë plagosje ka qenë një 48-vjeçar shqiptar, që ka qëlluar biznesmenin, identiteti i cilit nuk bëhet i ditur.

Policia nga hetimet paraprake ka bërë me dije se shkak për sherrin është bërë një grua. Pasdite dy shqiptarët ishin takuar dhe aty ka nisur sherri, i cili përfundoi me plagosjen e biznesmenit.

Mësohet se 48-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka nxjerr kaçavidën dhe ka qëlluar në kokë bashkëkombasin e tij.

Pas kësaj ngjarje agresori ishte larguar me makinë, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital në Sulmona. Policia e ka identifikuar sulmuesin, ndërkohe që dosja ka mbërritur në Prokurori për hëtime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset biznesmeni plagoset me kacavide sherr me shqiptareve ne itali sherri per gruan plagoset biznesmeni plagoset me kacavide sherr me shqiptareve ne itali sherri per gruan

Sondazh

Poll