Sport

Barcelona spastron shumicën e skuadrës, shpëtojnë vetëm 3 yje 100%

18 Prill 2020, 19:59 Nga DOSJA
Barcelona spastron shumicën e skuadrës, shpëtojnë vetëm

Sipas ESPN, Barcelona në verë do të bëjë një revolucion me merkaton e saj. Drejtuesit e klubit nuk do të kursejnë asnjë lojtar, përveç tre yjeve, Leo Messi, Mark-Andre Ter Stegen dhe Frenkie De Jong. Të tjerët nuk kanë asgjë të garantuar.

Neymar dhe Lautaro Martinez janë blerjet e mundshme, ndërkohë flitet për largime të Vidal, Rakitic, Griezmann dhe Coutinho. Të gjitha spekulime, por shumica prej tyre priten të konkretizohen.

Për të blerë yje si Neymar dhe Lautaro duhen shumë para, prandaj Barcelona ka bërë gati “skarcimet” e para. Griezmann mund të shitet rreth 100 mln euro, ndërsa Coutinho 80 mln.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona espn merkato barcelona espn merkato

Sondazh

Poll