Sport

Legjenda e Francës: Kam informacione që Neymar po e dëmton Mbappe-në

18 Prill 2020, 14:35 Nga DOSJA
Legjenda e Francës: Kam informacione që Neymar po e dëmton

Emmanuel Petit ka frikë se Kylian Mbappe mund të ndikohet për keq nga Neymar. Sipas legjendës së futbollit francez, lojtari i cili i ka kushtuar 180 milionë euro PSG-së mund të mos ketë karrierën që të gjithë parashikojnë.

“Mbappe ka përparuar shumë në tri vite, por duket se Neymar përpiqet ta infektojë me sjellje të gabuara. Di që është i bezdisshëm edhe për shokët e tjerë të skuadrës. Mos të harrojmë Mbappe është ende i ri. Ai tashmë ka treguar gjëra të mëdha, por presim më shumë”, ka thënë Petit.

“Duke i bërë presion vetes, sepse dëshiron të fitojë “Topin e Artë”, është e bezdisshme. Mbappe duhet të jetë i kujdesshëm me sjelljen e tij. Shumë veprime alla Neymar do i kthehen kundër”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbappe neymar petit mbappe neymar petit

Sondazh

Poll