Sport

Askush nuk do të donte të ishte në vend të Ronaldos: Ftoi në hotel tri prostituta, më vonë e kuptoi se ishin meshkuj

18 Prill 2020, 17:51 Nga DOSJA
Askush nuk do të donte të ishte në vend të Ronaldos: Ftoi

BRAZIL– Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur si Ronaldo (Fenomeni), ka pasur momente të errëta në jetën e tij. Një prej tyre ka ndodhur në prill të vitit 2008 kur ishte pjesë e klubit italian Milan. Ronaldo ndodhej në Brazil për t’u rikuperuar nga një dëmtim që kishte pësuar në gju, por në të njëjtën kohë vazhdonte të shijonte jetën e natës. Në vitin 2008 futbollisti ishte larguar nga një klub nate me tri shoqëruese.

Nata nuk qëlloi e bukur për Ronaldon, pasi e kishte kuptuar se ishin meshkuj, braziliani u kishte ofruar nga 600 dollarë që të largoheshin, mirëpo dy kishin pranuar, ndërsa një prej tyre kërkonte dëmshpërblim në vlerë prej 30.000 dollarësh për të heshtur.

Meqenëse ish-lojtari kishte refuzuar t’ia jepte atë shumë, kishte filluar zënka dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Asokohe, Ronaldo i kishte thënë policisë se e dinte që bëhej fjalë për prostituta, por nuk e kishte ditur se janë meshkuj.

Kam bërë diçka shumë të pavend… Nuk e dija se ishte fjala për tranvestit”, kishte thënë ai për Globo, ndërkohë që nuk e mohoi faktin se i kishte marrë me vete tri prostituta për marrëdhënie ne grup.

Duke qenë se një nga tranvestitët i kërkonte 30.000 dollarë vendosi t’ua tregonte ngjarjen mediave, kjo i kushtoi Ronaldos me ndarje nga e fejuara e atëhershme, Maria Beatriz Antony.

Menjëherë pas skandalit, Maria e braktisi, mirëpo ata u kthyen sërish bashkë dhe në dhjetor të vitit 2008, ajo solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, vajzën Maria Sophia.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ronaldo luís nazário de lima ronaldo luís nazário de lima

Sondazh

Poll