Sport

Mancini lavdëron yllin e Milanit: Për mua është si Messi dhe Ronaldo

18 Prill 2020, 16:16 Nga DOSJA
Mancini lavdëron yllin e Milanit: Për mua është si Messi dhe

Roberto Mancini mendon se Zlatan Ibrahimovic është në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Numri një i stolit të kombëtares italiane në një intervistë për Sport Mediaset ka zbuluar dhe se kur mund të rikthehet sërish Balotelli me kombëtaren.

“Zlatan do të mbahet mend si një prej sulmuesve më të mirë të historisë. Unë do e fus atë në të njëjtin nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ai ka fituar kampionatet në çdo shtet dhe ka shënuar një tonelatë me gola.

“Ai ka bërë mirë te Milani këtë sezon, por nuk e di se çfarë do të bëjë për të ardhmen. Balotelli? Do të luajë me Italinë në momentin që do të mendojë vetëm për futbollin”, – tha Mancini.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibra krahasimi mancini ibra krahasimi mancini

Sondazh

Poll