Sport

De Bruyne na befason: Më duket se kisha koronavirus, e nisi djali i vogël

18 Prill 2020, 14:59 Nga DOSJA
De Bruyne na befason: Më duket se kisha koronavirus, e nisi djali i

Kevin De Bruyne mund të ketë patur koronavirusin. Ka qenë vetë lojtari që e ka thënë një gjë të tillë gjatë një interviste të dhënë për Sky Sports.

“Kur filloi karantina, familja ime është sëmurë për tetë-nëntë ditë. I pari ka qenë djali im më i vogël, më pas i madhi dhe në fund gruaja ime”, ka thënë ylli belg.

“Unë kam patur vetëm pak dhimbje fyti dhe kam qenë më mirë se të tjerët, nuk e di nëse ka qenë koronavirus ose jo. Fatmirësisht e kemi kaluar dhe dy-tre javët e fundit kanë qenë mjaft të mira”.

“Në fillim situata ka qenë e çuditshme, sepse nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Kam vrapuar dhe notuar pak, duke parë se kam fatin të kem një pishinë. Tani bëj më shumë vrapim”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de bruyne dhimbje koronavirus de bruyne dhimbje koronavirus

Sondazh

Poll