Sport

Totti: Mendova të ndahesha nga gruaja për faj të një… maceje!

18 Prill 2020, 17:26 Nga DOSJA
Totti: Mendova të ndahesha nga gruaja për faj të një…

Francesco Totti për pak ka qenë duke u ndarë nga gruaja e tij bukuroshe, Ilary Blasi. Ish-kapiteni i Romës ka rrëfyer një anekdotë në lidhje me një mace.

“Gruaja ime ka blerë një mace pa qime. E ka quajtur Donna Paola. Nuk tallem kur them se është e nxehtë, mund të ketë 40 gradë në trup. Nuk mund ta kuptosh, në mbrëmje fle në krevat, nuk më duket e vërtetë. Duhet të them se është shumë e dashur. Të betohem që nuk duket një mace, të bën për vete”, është shprehur Totti, duke folur me shokun e tij, Bobo Vieri, në Instagram.

“Unë nuk e doja, kam qenë duke u ndarë nga gruaja ime. Ajo e donte me çdo kusht dhe në fund vendosin gratë. Nuk më ka pyetur fare, e ka blerë dhe e ka marrë në shtëpi. Nuk kemi folur për dy ditë, por më pas jam dashuruar me të”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport divorc ilary totti divorc ilary totti

Sondazh

Poll