Sport

“Futbolli ynë është i falimentuar”, Rudi Vata kërkon një “lider me dinjitet” në Shqipëri

18 Prill 2020, 18:19 Nga DOSJA
“Futbolli ynë është i falimentuar”, Rudi Vata

“Shqipërisë i ka munguar lideri me integritet”. Ky është mendimi i legjendës së kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Ai së fundmi ka dhënë një intervistë në ABC News, ku ka deklaruar se pret zgjedhje të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ne nuk kemi pasur një lider me inteligjencë, pasion dhe integritet. Shumicën e kohës kemi pasur njerëz që kanë pasur inteligjencë apo pasion, por i ka munguar integriteti. Njerëzit me dinjitet nuk mund të bëjnë pakt me djallin për të drejtuar një popull krenar me vlera dhe dinjitet”, është shprehur shkodrani.

“Duhet të promovohet brezi i ri, të ndërtojnë infrastrukturën dhe njerëz për të dhënë kontribut për të rritur brezat e së ardhmes. Futbolli shqiptar është i falimentuar. Gjithmonë kemi folur për arbitrime të këqija”, ka shtuar Vata.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport integritet shqiperia vata integritet shqiperia vata

Sondazh

Poll