Sport

Shkëmbi tregon ecurinë e kampionatit dhe i shkel syrin ekipeve të Superiores: Tirana duhet përgëzuar, do të jep përsëri

18 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
Shkëmbi tregon ecurinë e kampionatit dhe i shkel syrin ekipeve të

TIRANË– Në emisionin ‘Studio Sprint’ të gazetarit Gerti Çarçani në ABC News, ishte i ftuar ish-trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi. Korçari në një komunikim foli për situatën që është krijuar në futboll nga koronavirusi. Gjithashtu, Shkëmbi foli se si do të jetë gjendja e lojtarëve me rifillimin e kampionatit.

Fillimi do të jetë i vështirë. Kjo pauzë e gjatë për të gjithë, nuk është e mirë për futbollistët. Në javët e para do të duken problemet e pushimit të gjatë. Pas kalimit të disa ndeshjeve, do të vazhdojmë të zhvillojmë një kampionat të mirë, cilësor, deri në ndeshjen e fundit.Do të ketë probleme 3-4 ndeshjet e para. Janë gati edhe 13-14 përballje përfshirë Kupën e Shqipërisë dhe çdo lojtar, do të marrë formën e mirë”.

Bledi Shkëmbi jep një analizë për ecurinë e skuadrave shqiptare. Ai lavdëron atë çka po bën e skuadra e Tiranës, sipas tij bardheblutë e meritojnë titullin këtë vit.

Nuk mendoj se do të jepet titull në tavolinë. Tirana është në rrugën e duhur, po bën një kampionat shumë të mirë. Kukësi është rivali kryesor. Edhe unë do të doja që ky titull të vendoset në fushë. Komplimente Tiranës, kam lexuar dhe dëgjuar që e duan titullin në fushë. Kjo gjë është për t’u përshëndetur”.

Bledi Shkëmbi u shkarkua këtë vit nga detyra si trajner i Teutës, megjithatë ish-lojtari i Skënderbeut tregon ambicjet e tij si dhe i jep një sinjal nga larg ekipeve të Superiores.

“Sezonin e ri? Mendoj se do të jem përsëri trajner i një ekipi në Superiore”, përfundoi Shkëmbi.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bledi shkembi gerti carcani bledi shkembi gerti carcani

Sondazh

Poll