Sport

13 vjet më parë, momenti kur Messi realizonte këtë gol dhe ‘kopjonte’ Maradonën

18 Prill 2020, 17:01 Nga DOSJA
13 vjet më parë, momenti kur Messi realizonte këtë gol dhe

SPANJË– Ishte 18 prill i vitit 2007 kur Lionel Messi shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij, finalizim që për nga mënyra e interpetimit, nuk ka asgjë më pak se goli i Diego Armando Maradonës në Botërorin e vitit 1986, kundër Anglisë.

Sigurisht që për nga rëndësia nuk mund të krahasohen, sepse “El Pibe De Ore” falë atij goli kualifikoi  Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit (më pas kaloi në finale dhe e fitoi trofenë), ndërsa goli i Messit nuk vlejti për asgjë, thjesht mbeti një kujtim interesant në karrierën e tij.

Barcelona, edhe pse e fitoi takimin e parë 5-2 (shënoi edhe Messi golin spektakolar), në ndeshjen e kthimit, në gjysmëfinale, u mposht 4-0, duke u eliminuar.

Gjithsesi, ia vlen të kujtohet ky gol fantastik i “Pleshtit”, që në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona diego armando maradona lionel messi barcelona diego armando maradona lionel messi

Sondazh

Poll