Aktualitet

Unaza e Re/ Basha mesazh të fortë Ramës: Largohu para 15 shkurtit

6 Shkurt 2019, 18:18 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Basha mesazh të fortë Ramës: Largohu para 15 shkurtit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë protestën e tyre prej rreth 3 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre qe preken nga projekti i Unazës së Re.

Gjatë fjalës së tij, demokrati Basha i ftoi banorët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit dhe paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama se ka kohë deri më 15 shkurt për t’u larguar, pasi sipas tij më pas do të flasin qytetarët.

Kjo qëndresë e juaja iu tregoi shqiptarëve rrugën për t’u përballur me padrejtësinë. Nëse ju do kishit ulur  kokën, shtëpitë tuaja do ishin prishur dhe skandali i Unazës nuk do ishte zbuluar. Ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por është kryeministri i kriminelëve dhe hajdutëve. Shërbëtor dhe ortak i tyre. Në 16 shkurt vendi juaj do te jetë atje në shesh në ballë të protestës. Në 16 shkurt nuk është më koha për fjalë sepse fjalët janë thënë. Edi Rama ka kohë deri në 15 shkurt që ti japë zgjidhje politike krizës duke u larguar. Në 16 shkurt dëgjohet vetëm zëri dhe vullneti juaj.

Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, qeverisë tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Në 16 shkurt mbarojnë fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve. Një ditë e re do të vijë me qëndresën tuaj. Këta të rinj do kenë të ardhmen që meritojnë. Të gjithë bashkë më 16 shkurt para kryeministrisë.”- tha Basha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e 16 shkurtit protesta te unaza e re unaza e re lulzim basha protesta e 16 shkurtit protesta te unaza e re unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2019, 17:14

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu,...