Bota

Thaçi i shkruan letrën e radhës Kurtit: Dërgo emrin për mandatarin, po humbasim kohë

17 Prill 2020, 17:56 Nga DOSJA
Thaçi i shkruan letrën e radhës Kurtit: Dërgo emrin

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër tjetër Kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti dhe i kërkon që ti dërgojë emrin e mandatarit. Thaçi kërkon nga Kurti që të mos humbasë kohë dhe t’i dërgojë emrin për Kryeministrin e ri, pasi po mbarojnë afatet. Presidenti shkruan mosrefuzimi nga ana e kreut të LVV nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër.

LETRA E PLOTË

Në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, presidenti Thaçi edhe një herë i ka kërkuar Kurtit që ta dërgojnë emrin e kandidatit/es për Kryeministër pa humbur kohë.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër.

Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll